Shkolla jonë arriti të realizon edhe këtë vit turneun në futboll të vogël që organizohet për nder të dëshmorit Imri Elezi, i cili dha gjithçka për gjeneratat e ardhshme.
Pas ndeshjes për vendin e tretë dhe asaj finale, SHFK “Tefejuz” arriti të fiton vendin e parë, SHFK “7 Marsi” vendin e dytë, ndërsa shkolla jonë vendin e tretë.
I falënderojmë shkollat pjesëmarrëse nga Komuna e Çairit për respektin e treguar ndaj këtij turneu tashmë tradicional.
