Orari: E Hënë - E Premte 8:00 - 18:50

Në kuadër të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor

Në kuadër të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, shkolla jonë fitoi projekt në lidhje me sensibilisimin e nxënësve dhe bashkësisë ku jetojnë nxënësit dhe gjithashtu edhe mësimdhënsësit , për ngritjen e vetëdijes ekologjike ku gjatë këtij projekti shkolla jonë ndërmori disa aktivitete:
Ngjyrosja dhe vënia në funksionim të materialeve të ndryshme recikluese për ruajtjen e mjedisit jetësor
Krijimi i një sere dhe mbjellja e fidaneve të ndryshme në oborrin e shkollës 
Vendosja e shportave recikluese për mbledhjen e mbeturinave në korridoret e shkollës sonë 
Trajnimi i mësimdhënësve, stafit profesional dhe nxënësve për nevojën e reciklimit të mbeturinave dhe mbrojtjes së mjedisit nga ana e PAKOMAk
Organizimi i bazarit ushqimor me rastin e Patronatit të shkollës 
Organizimi e një sfilate mode me materiale të ndryshme recikluese nga ana e nxënësve 
I falemnderojmë Ministrisë për përzgjedhjen e shkollës sonë në lidhje me projektin e lartëpërmendur. Gjithashtu falemenderim i shkon edhe ekipit projektues pranë shkollës sonë për përkushtimin dhe punën e bërë gjatë projektit në fjalë.

EKOEMPATISTET

E mëparshme Mësimdhënës të shkollës sonë, së bashku me kolegët nga Greqia dhe Turqia
icon_home_3

Linjat e ndihmës dhe
Numrat e urgjencës

Shkolla fillore “Imri Elezi” është themeluar me Vendim nr. 07-32/61 të datës 01.02.1980, ndërsa verifikuar me Aktvendim nr. 10-372/3 të datës12.04.1995 në Komitetin komunal për arsim, kulturë dhe kulturë fizike të Kuvendit të Komunës së Çairit – Shkup.

Na kontaktoni

Orari i Punës:

E Hënë – E Premte: 06:00–18:50
E Shtunë – E Dielë: Mbyllur

© 2024 SH.F. IMRI ELEZI - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Crafted with ❤ by HOSTBAL.COM