PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E PARË NË VITIN SHKOLLOR 2024/2025
N J O F T I M
PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E PARË NË VITIN SHKOLLOR 2024/2025
Në klasën e parë, prindi është i obliguar ta regjistrojë fëmijën i cili deri në fund të vitit kalendarik do të mbushë gjashtë vjet dhe me përjashtim të paragrafit (1) të këtij neni, fëmija mund të regjistrohet në klasën e parë, nëse mbush gjashtë vjet deri me 31 Janar 2025, me kërkesë paraprake nga prindi dhe një mendim të marrë nga shërbimi pedagogjik-psikologjik në shkollë.
Regjistrimi i nxënësve zgjat prej 07.05.2024 deri më 31.05.2024, prej orës 10:00-13:00
Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
Çertifikata e lindjes së fëmijut;
Vërtetimi për pranimin e vaksinave të detyrueshme nga institucioni shëndetësor i autorizuar;
Vërtetimi për kontrollë stomatologjike nga institucioni shëndetësor i autorizuar;
Vërtetim për kontrollë oftalmologjike ( të syve) nga institucioni shëndetësor i autorizuar;
Gjatë regjistrimit duhet të jenë prezent prindi/kujdestari dhe fëmiu që do të regjistrohet.
Gjatë regjistrimit të fëmijës me aftësi të kufizuara në klasën e parë, prindi / kujdestari është i obliguar të paraqesë një mendim nga komisioni për vlerësimin e fëmijëve dhe të rinjëve për mbështetje shtesë shëndetësore, arsimore dhe sociale sipas KNF;
Regjistrimi i fëmijës, me kërkesë të prindit / kujdestarit, mund të prolongohet nga institucioni shëndetësor për një vit, nëse konstatohet se fëmiu nuk është i gatshëm të shkojë në shkollë;
Me respekt,
Lulzime Islami
Drejtor i SHFK ,, Imri Elezi ,,-Shkup