Mësimdhënës të shkollës sonë, së bashku me kolegët nga Greqia dhe Turqia, zhvilluan aktivitete pesëditore në Antali. Përveç punimeve në institucionet kulturore dhe arsimore, pjesë e agjendës ishte edhe vizita e vendeve me rëndësi turistike e historike në Antali.
Këto aktivitete janë pjesë e projektit “Hapat ekologjik” në Erasmus+, ku koordinator është shkolla belge.
Falënderojmë shkollën turke për mikpritjen.