Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë

Të nderuar prindër
Ju informojmë se regjistrimi i nxënësve në klasën e parë për vitin e ardhshëm shkollor 2020-2021 do të bëhet në përputhshmëri me kushtet e krijuara për shkak të pandemisë COVID-19.

Për këtë arsye, regjistrimi i nxënësve në klasën e parë mund të bëhet në dy mënyra:
1) Të marrin në shkollë Fletëparaqitjen për regjistrimin e nxënësve çdo ditë pune prej 🕙10:00 deri në 🕐13:00, më së voni deri më 29.05.2020, ose
2) Të marrin këtu👇në formë elektronike Fletëparaqitjen për regjistrimin e nxënësve dhe të plotësuar ta dërgojnë në adresën shkollafilloreimrielezi@gmail.com
Shërbimi profesional do të Ju informojë për orarin kur do të intervistohen nxënësit.

❗️Dokumentet e nevojshme për regjistrim:
-Çertifikata e lindjes së fëmijës
-Vërtetimi për pranimin e vaksinave të detyrueshme nga institucioni shëndetësor i autorizuar
-Vërtetimi për kontrolle stomatologjike nga institucioni shëndetësor i autorizuar
-Letërnjoftimi i prindit/kujdestarit

Të gjitha dokumentet mundet ti dorëzoni tek shërbimi pedagogjik-psikologjik i shkollës kur të krijohen kushtet. Por, nëse janë të kompletuara, të njëjtat mund të dorëzohen në kohën kur intervistohet nxënësi.

Join event

2020-5-21 10:00 2020-5-29 13:00 Europe/Paris Regjistrimi i nxënësve në klasën e parë Vëllezërit Rexhepi, PP 1000 Shkup
Add to Calendar
You already has been joined the event.
×
Thank you! You joined the event.
×